Administrata gjyqësore protestoi kundër vendimeve të reja ligjore

Mbi 1000 punonjës të administratës gjyqësore nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, pas dy ditëve grevë, sot kanë protestuar përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.

Kryetari i Sindikatit Pece Grujovski tha se është e turpshme që pushteti nuk i pranon gabimet e saja dhe nuk i tërheqë vendimet kontestuese.

Nga administratorët gjyqësor kanë thënë që nëse Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administrata në afat prej dy-tre javëve nuk ulen për të biseduar për ndryshimin e ligjit për administratë gjyqësore, do të pasojnë protesta edhe më masovike

“Marr pagë prej 12 mijë denarëve, ndërkaq 35 vjet punoj në Gjykatën Themelore në Tetovë. Punoj prej 8:30 deri në ora 17, nuk kemi kohë as për të blerë asgjë sepse nga shtëpia  drejtë shkoj në shtëpi”, thotë një protestues, transmeton Portalb.

Protestuesit marshin paqësor e nisën prej Kuvendit të RM-së, për të vazhduar përpara objektit të Ministrisë së Drejtësisë dhe në fund për të përfunduar përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

Protesta është e përkrahur nga nënshkruesit e “Kartës për solidaritet”, dhe sindikata dhe shoqata tjera për të drejta sociale, transmeton Portalb.

Sipas detyrimeve ligjore, gjatë ditëve të grevës dhe sot, në Gjykata është punuar vetëm në rastet emergjente dhe të lëndëve të paraburgimit. Sindikata e Administratës Gjyqësore, kërkon që të kthehet orari i vjetër i punës nga 7:30 deri më 15:30, t’u rriten rrogat dhe t’u hiqet testimi i obligueshëm.

Përndryshe, administrata gjyqësore vjet ka pasur grevë paralajmëruese me të cilën indinjuan disa vendime të ligjit për administratë dhe ligjit për shërbim gjyqësore, sipas tyre ndryshimet e reja, për to nuk janë të favorshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button