Facebook nuk ju lejon më ta bëni këtë!

Facebook po punon për të rritur më shumë sigurinë e profilit të çdo personi nëpërmjet një aplikacioni të ri që do të instalojë shumë shpejt. Rrjeti më i madh social i momentit, tashmë do të eliminojë çdo adresë të rreme që dikush tenton të hapë. Gjithashtu, nëse dikush do të tentojë të thyejë kodet e adresës suaj personale, Facebook do t’u njoftojë me anë të një mesazhi.

Antigone Davis, kreu i Facebook-­ut, në një prononcim për Mashable, ka thënë se kjo teknikë e re u vjen në ndihmë të gjithë përdoruesve dhe shmang çdo lloj tentative për të keqpërdorur identitetin, fotot apo postimet e një personi tjetër: “Është një shqetësim mjaft i madh për shumë femra nga e gjithë bota, kur u vidhen fotografitë dhe më pas hapen profile ne emrin e tyre. Tani edhe nëse Facebook­-u nuk ka mundur ta identifikojë që dikush po përdor të dhënat tuaja, ju mund të ankoheni vetë në këtë adresë”,- shprehet Davis.

Ndërkohë, Facebook­-u ka renditur edhe disa rregulla, nëpërmjet të cilave tregon se nuk do të lejojë që përdoruesit: të vjedhin fotot e të tjerëve, ­të shtiren si dikush tjetër, të regjistrohen me një emër të rremë apo të hapin një adresë në llogari të një personi tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button