NCC: “Sistemi Gruevski” me të gjitha forcat po lufton për të mbijetuar

Nacional-konservatorët në pushtetin e Maqedonisë po luftojnë me të gjitha mjetet dhe truket e fëlliqura që të mbesin në pushtet, shkruan gazeta zvicerane “Noje Cirher Cajtung”, njofton Portalb.

Roli i kujdestarit të Rrugës Ballkanike u ka ndihmuar elitave korruptive në Maqedoni, shton NCC në analizën e cila mban titull “Kujdestari i dyshimtë i kufijve evropian”. Përderisa ata jashtë vendit shiten si partnerë, brenda i bllokojnë reformat dhe pastrimin e një skandali të madh.

“Pas mbylljes së Rrugës Ballkanike para disa javëve, Maqedonia është bërë shtet në “linjën e parë të frontit”. Ajo i ndalon refugjatët që janë të bllokuar në Greqi që të vazhdojnë drejt Evropës Veriore. VMRO-DPMNE nacional-konservatore, është duke u munduar që të përfitojë nga rritja e vlerës së shtetit. Tregohen sikur partnerë të besueshëm të BE-së e cila pa kushte është vendosur në dispozicion të parandalimit të valës së refugjatëve. Lëvdatat nga Vjena, Budapesti dhe nga fraksioni i partive nacionale në Parlamentin Evropian i shkojnë për shtati partisë në pushtet, por ajo e mbanë gjallë imazhin e saj edhe duke i kushtuar rëndësi partnerit të rëndësishëm SHBA-së. Atje është nënshkruar marrëveshje me lobistët me vlerë prej 1.7 milionë dollarë. Ajo ka rezultuar edhe me një foto-termin të liderit të partisë Nikolla Gruevski me nënkryetarin Xho Bajden. Fitimi i prestigjit të VMRO-DPMNE-së është politikë e brendshme edhe më e rëndësishme sepse shteti gjendet në një krizë të thellë politike”, transmeton Portalb.

(…)  “Sistemi Gruevski” gjerë i përhapur, thumbon dhe gërvisht që ta parandalojë humbjen e pushtetit dhe shpreson se do të mundet që ta anulojë pastrimin deri në zgjedhje.  Por nga ana tjetër janë tre prokurore speciale, që kanë qenë të emëruara nën trysnin e BE-së. Ata kanë hapur procedurë parahetimore për 80 persona të dyshuar për mashtrime zgjedhore. Mes tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, njëkohësisht funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Por, kërkesat që t’u shqiptohen masë paraburgimi, janë refuzuar nga Gjykata Themelore. Edhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kryetari i shtetit të mund t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore. Ai është ndjekës i Gruevskit. Njëkohësisht prokurorët publik të afërt me pushtetin, e ngadalësojnë dorëzimin e dokumenteve, Ministria e Financave e vonon pagesën, megjithatë, tre prokuroret speciale nuk janë frikuar”, shkruan NCC. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button