Mustafa: Bisedime po, zgjedhje jo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se brenda kësaj jave mund të ndodhë rikonfigurimi i kabinetit qeveritar.

Në pyetjen konkrete, nëse ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi do të bëhet zëvendëskryeministër, i pari i ekzekutivit as nuk e ka mohuar, por as pohuar këtë mundësi, njofton Klan Kosova.

Mustafa po ashtu ka paralajmëruar që së shpejti do të ulet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të diskutuar për ofertën konkrete drejtuar opozitës.

Por ai e ka kundërshtuar mundësinë që në këtë ofertë të përfshihen edhe zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button