Laporta: Kishim shumë oferta për Messin

Joan Laporta, ish-presidenti i Barcelonës, ka deklaruar se ai kishte refuzuar shumë oferta për Lionel Messin gjatë kohës kur ishte nën drejtim të klubit.

Messi tash është duke u lidhur me një largim nga Camp Nou verën e ardhshme, me Manchester Cityn, Chelsean dhe Bayern Munich që janë përmendur si destinacione të mundshme.

“Kur unë isha president, shumë klube u përpoqën. Kishte kohë kur i thash Jorge, babait të tij, ‘Djali juaj do të trajtohet si i imi. Sigurisht do të ketë më shumë para që do të ofrohen, por shpagimi për qëndrim do të jetë shkëlqimi me Barcën. Le ta ndërtojmë një ekip me lojtarë që e plotësojnë Leon, jo që konkurrojnë me të’”.

“Ata vendosën të vazhdojnë. Ai është një lojtar që lakmon”, ka thënë Laporta.

Lajme të ngjashme

Back to top button