Rekord, familja vendos 502 mijë drita në shtëpi (Foto-Video)

Një familje australiane ka vendosur më shumë se gjysmë milion drita për të festuar Vitin e Ri në shtëpinë e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë qenë për herë të dytë kandidatë për një rekord botëror, i cili do t’i fuste në listën e rekordeve Guiness.

Kryefamiljari, David Richards nga Canberra, rekordin e parë e fitoi në vitin 2011 me rreth 331.038 drita, por u mund më pas nga një familje në New York, të cilët vendosën 346.283 drita.

Familja e Richards u zotua se do të rifitonte titullin e marrë nga të tjerët, dhe për festën e Vitit të Ri, kanë instaluar më shumë se 31miljë tela në të cilat kishte 502.165 drita me ngjyra të ndezura.

Të gjithë spektaklin e kanë shoqëruar me muzikë të lartë, aq sa kanë acaruar edhe disa fqinjë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button