Partia Fjala dënon sulmet në Bruksel

Partia fjala ka dënuar sulmin e sotëm terrorist ku humbën jetën më shumë se 30 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Sulmi i sotëm terrorist cenon sigurinë dhe ardhmërinë e gjithë njerëzimit. Ky sulm na tregon edhe njëherë se e mbarë bota është e rrezikuar nga terrorizmi dhe terroristët”.

“Me qëllim të zhdukjes së këtij fenomeni, e mbarë bota duhet të unifikohet dhe dhe ta luftojë këtë të keqe”.

“Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarët e Belgjikës” thuhet në deklaratën e kësaj partie, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button