Pengohet dalje ilegale e marihuanës nga Maqedonia

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë dje pengoi dy tentime për dalje ilegale të marihuanës nga shteti, në vlerë prej mbi 200 mijë euro. Tentimi i parë, siç informoi sot drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov, është zbuluar në orën 13:30 në vendkalimin kufitar Mexhitli, kur dy udhëtarë, shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve njëri me shtetësi amerikane, kanë tentuar të transportojnë marihuanë.

“Personat tentuan që në Mexhitli të nxjerrin rreth 30 kilogramë marihuanë, të fshehur në pullazin e automjetit. Doganierët kanë dyshuar dhe realizuan kontroll të hollësishëm dhe e zbuluan rastin”, deklaroi Kargov. Supozohet se vlera e marihuanës së konfiskuar kushton rreth 200 mijë euro. Në orët e mbrëmjes, në Tabanoc, njësitet mobile speciale të Drejtorisë doganore kanë zbuluar rast për transportim të marihuanës drejt Serbisë. Droga, në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh, ishte e fshehur në shishe plastike në rezervuarin e automjetit. Kargov informoi se dy shtetasit polakë janë mbajtur dhe po kryhet procedurë para hetuese.

“Nga fillimi i vitit e deri më tani kemi zbuluar rreth 30 tentime për kontrabandim të drogës, individualisht ose së bashku me MPB-në, ose më shumë se 800 kilogramë vetëm në pjesën e Drejtorisë doganore”, tha Kargo.

Lajme të ngjashme

Back to top button