Madonna dëshiron bisedime paqësore me ish burrin
Mirëpo këngëtarja si duket tani është duke tentuar të bëjë bisedime paqësore me ish burrin e saj, transmeton Klan Kosova.
57 vjeçarja raportohet se është duke planifikuar të udhëtoj për në Londër që ta shoh djalin e saj adoleshent, që është duke jetuar në kryeqytetin britanik që nga dhejtori.
Një burim i Daily Mirror thotë se Madonna do ta bëjë të pamundur që ta shoh Roccon.
“Ajo dëshiron të takohet me Guy dhe të flasin që kjo situatë të zgjidhet njëherë e mirë”.
Mësohet se këngëtarja është duke u përgatitur për të jetuar në Londër që të jetë afër me djalin e saj.