USHT, promovohen dy vepra historike mbi luftërat ballkanike

Dokumentet historike mbi luftërat ballkanike si dhe raportet konsullore britanike dhe serbe nga Maqedonia, janë pjesë e studimeve historike që autorët, Bejtulla Destani , Robert Elsie dhe Luben Llape, sjellin në veprat e tyre që sot u promovuan në Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, foli për rendësin e  fateve historike që autoret prezantojnë në veprat e tyre, duke theksuar se më këto vepra është zbardhur në tërësi lufta e parë ballkanike gjatë viteve 1908 – 1912.

Historiani Pëllumb Xhufi, vlerësoi, pikërisht, rrëfimin dhe dritën që autorët hedhin mbi çështjet më pak të ditura, për masakrat e serbeve, bullgarëve dhe grekëve mbi shqiptarët.
Ndërsa kryetari  i BDI-së Ali Ahmeti tha se  këto vepra kanë një rëndësi të  veçantë pasi që dalë ngadalë janë duke u zbardhur  të gjithë ata pjesë të errëta të historisë. 

Njëri nga autorët, Bejtulla Destani tha se është i lumtur  për ata gjëra që  janë thënë deri më tash dhe se në të ardhmen nëse do ketë  mbështetje do të hulumtojnë edhe fakte tjera për periudhën  e luftërave ballkanike.

Këto vepra janë të botuara në gjuhën Shqipe,Maqedonase dhe në gjuhën angleze, ku  janë financuar  nga USHT-ja dhe për në gjuhën angleze e ka përkrahur, komuna e Kërçovës.          

Lajme të ngjashme

Back to top button