Emri, Ahmeti kërkon ndihmë nga Mali i Zi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar që kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapic, që është dhe president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit të emrit. 

Ahmeti tha se Krivokapic duhet të dëshmojë para bashkësisë ndërkombëtare për rëndësinë e zgjidhjes së çështjes si dhe të ftojë të dyja palët të negociojnë në nivele më tëlarta. 

Vetëm kështu, sipas Ahmetit mund të arrihet një kompromis, i cili do të ndalonte bllokimin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button