Gjurovski seleksionuesi i ri i Maqedonisë

Boshko Gjurovski është zgjedhja për seleksionues të reprezentacionit më të mirë të futbollit të Maqedonisë. Me ish-futbollistin e reprezentacionit të Maqedonisë, FFM ka nënshkruar marrëvehsje 2 vjeçare, me mundësi edhe për ta vazhduar atë.

 “Si Federatë besojmë në kualitete dhe shkathtësitë e tija dhe mendojmë se ai me karakterin e tij, profesionalizmin dhe para se gjithash me një përvojë të trajnerit profesionist do të rritë standardet në punë dhe se do të jetë seleksionues i cili në momentin e duhur do të beje dhe zgjedhjen më të mirë të futbollistëve dhe do të paraqesë taktikën më të mirë ndaj kundërshtarëve”, thuhet mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga FFM. 

Promovimi zyrtar u Boshko Gjurovskit si seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë do të ndodhë me 12 dhjetor të vitit 2013. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button