MPB-Tetovë, dënime deri në 1000 euro për pronarët që nuk do të pastrojnë borën

Në pritje të reshjeve të borës, sektori për punë të brendshme në Tetovë, i përkujton qytetarët për detyrimet ligjore për pastrimin e borës para dyqaneve, firmave dhe ndërtesave ku banojnë.

Në përputhje me ligjin për pastrimin publik dhe ligjin për sigurinë në komunikacion, personat privat, pronarë të objekteve të cilët nuk do ët sigurojnë pastrim të rregullt të borës nga hapësirat publike, para objekteve, do të ballafaqohen me gjobë prej 500 deri në 1000 euro si dhe 100 euro për personin përgjegjës të objektit.

Sipas sektorit për punë të brendshme në Tetovë, është paraparë dënime nga 200 deri në 300 euro për personat juridik të cilët nga drejtorit lokale janë të angazhuar për pastrimin e borës, nëse nuk bëjnë mirëmbajtjen e rregullt të hapësirave publike për të cilën janë angazhuar.

Zyrtarët policor nga sektori i punëve të brendshme në Tetovë, gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë të theksuar do t’i shtojnë kontrollet për këtë qëllim, nëpër rrugë, lagje dhe trotuare dhe do të ndërmarrin masa adekuate çdo kund ku do të vërehen këto shkelje ligjore.
Një masë e tillë, nuk është aplikuar gjatë viteve të kaluara. Si pasoj, gjatë dimrit rrugët e Tetovës, ngjanin më shumë me stazat e skijimit dhe gërmadha bore të ngritura para çdo objekti.

Qytetarëve u rekomandohet gjithashtu, se gjatë pastrimit të mos hedhet bora në rrugë, ndërsa vozitësit të mbajnë detyrimisht pajisjet dimërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button