Beneluksi Ballkanik nuk është Shqipëri e Madhe

Beneluksi Ballkanik nuk është ndryshim kufijsh e as “Shqipëri e Madhe” por është  koncept i bashkëpunimi ekonomik i cili do ti bëjë vendet e Ballkanit më kompetitive në tregun ndërkombëtar. Kështu janë shprehur debatuesit e sotëm në konferencën rajonale me temë “Balkan Benelux” mbajtur në Shkup organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Shkup në partneritet me Austrian Economic Center dhe në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore.

“Qëllimi i bashkëpunimit është të krijohet një treg më i madh, të jemi më kompetitiv ndaj investimeve të huaja. Gjithë këto vende kanë nevojë për investime direkte dhe ne kemi nevojë për një treg që do të jetë interesant për investitorët e huaj sepse tregjet e vogla nuk janë interesante. Mendoj që ka mundësi për më shumë bashkëpunim mes vendeve të vogla dhe ky bashkëpunim është i rëndësishëm në sensin ekonomik dhe në sensin e aksesit në BE. Të gjithë vendet tona kanë objektiv anëtarësimin e në BE dhe mendojmë se bashkëpunimi mes këtyre vendeve është një rrugë më e shpejtë për të hyrë në BE.” Tha Ardian Shehu, kryetar i organizatës AGRREI.

“Besoj se nëse rajoni do të bashkohet për të rritur performancën dhe ekonominë e tij, do të jetë shumë e lehtë që Evropa të përshpejtojë procesin e integrimit. Të gjithë e dimë që në të shkuarën rajoni ka pas shembuj të mirë të bashkëpunimit por mendoj se tani është koha që ky proces të jetë më i hapur dhe të përshpejtohet bashkëpunimi. Të jesh i hapur nënkupton liri ekonomike por gjithashtu edhe konkurrencë dhe aftësia e shteteve tona për të konkurruar është një nga kushtet e nevojshme që BE-ja kërkon për tu bërë anëtarë me të drejta të plota.” tha Edmond Hoxha, ish-zëvendësministër i Integrimit në qeverinë e Shqipërisë.

Sipas tij, për të qenë të suksesshëm në këtë ide të bashkëpunimit rajonal, që është provuar në vendet tjera, është e nevojshme të ketë vullnet të fortë politik si dhe një angazhim dinamik të shoqërisë civile, kontribut shkencor të akademikëve, për një kontribut të dhoma të tregtisë dhe për një mbështetje të medias.


“Vendet e Ballkanit do të jenë anëtare të BE-së në një të ardhme të afërt nëse ata janë bazë për një histori suksesi në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare të BE-së. Ky sukses i bashkëpunimit në kuadër të rajonit, do të ndikojë së pari për kushte më të mira ekonomike dhe gjithashtu do të jep një kontribut për të bindur BE-në se rajoni është pjekur dhe i gatshëm për tu bashkëngjitur. Çdo udhëtim i gjatë, fillon gjithmonë me hapin e parë, le të shënoj kjo konferencë hapin e madh që nesër, popujt e rajonit të jetojnë më mirë, më qetë dhe më të zhvilluar” tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Jemi dëshmitarë se qeveritë tona patën një zënkë rreth kufirit, që më së shumti i kushtoi qytetarëve dhe bizneseve të të dyja shteteve. Në fund politikanët gjithmonë pajtohen me njëri tjetrin pavarësisht grindjeve dhe nga gjithë kjo humbin qytetarët. Politikanët duke u marrë më çështje ditore e kanë lënë pak të ardhmen dhe të menduarit se si të mësojmë nga historia me të cilën ne popujt e Ballkanit jemi shumë të preokupuar. Prandaj sot nuk e kemi këtu ministrin e financave të Kosovës për të diskutuar për temën e Beneluxit Ballkanik edhe pse kishte paralajmëruar pjesëmarrjen” Shqipe Patina, aktiviste e shoqërisë civile në Kosovës, anëtare e Bordit të AGREEI .

Në konferencë edhe pse i ftuar nuk ishte as ministri i ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini. Ai kohë më parë ishte më i zëshmi për idenë e Beneluksit Ballkanik, një ide e cila nuk i pëlqeu aspak partnerit qeveritar të partisë së tij, VMRO DPMNE. Mund të vetëm të supozojmë se ministri në fjalë është solidarizuar me partnerin e vet?
Nga kabineti i tij thanë se ai sot ka qenë në Qeveri nlë mbledhje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button