Emini e Goge nisin garën për “Miss Earth”

Nuk patën fatin e keq, siç e patën dy bashkëvendëset e tyre Mirjeta Shala e Fioralba Dizdari, të cilave ju pamundësua pjesëmarrja në “Miss Universe” në Rusi.

Prandaj dy bukuroshet tjera të cilat do të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në “Miss Earth”, tashmë kanë aderuar në shtetin nikoqir të këtij evenimentin. Donika Emini e Afroviti Goge tashmë ndodhen në Filipine, ndërsa prezantimet e para të vajzave shqiptare kanë ndodhur.

Prezantimet e tyre dy bukuroshet i kanë publikuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa mes tjerash ato kanë paraqitur edhe veshjen kombëtare.

Ndërsa që të dyja synojnë çmimin e parë, Donika Emini tashmë ka shprehur haptazi preferencat e saj edhe karshi dy titujve tjerë, atë të “Mis Fotogenia” dhe “Miss Eco Beautiful”.

Votat kosovares mund t’i drejtohen në:   http://www.missearth.tv/miss_kosovo.php.

Lajme të ngjashme

Back to top button