Nëse doni të flini mirë, përdorni batanije të rënda

Mungesa e gjumit, është e lidhur me një listë çështjes sekondare, të cilat shumë shpejt mund të bëhen çështje problematike për rutinën tuaj.

Koncentrimi bëhet i vështirë, produktiviteti në punë e në shkollë është i dobët, nuk mund të mbani lidhje të shëndosha me miqtë e familjarët, e po ashtu, vijnë edhe rreziqe serioze për goditje në zemër.

Tradicionalisht, batanijet e rënda janë pjesë e terapisë për fëmijët të cilët kanë ankth, stres dhe te autistët.

“Në kujdesin psikiatrik, batanijet e rënda janë mjetet më të fuqishme për t’i ndihmuar njerëzit që janë në ankth, të zemëruar dhe që e humbin shumë shpejt kontrollin”,- thotë Karen Moore, psikoterapiste.

Një batanije e rëndë, e kap trupin tuaj sikurse një përqafim i ngrohtë. Presionni po ashtu ju ndihmon që ta qetësoni sistemin nervor.

Është një terapi totalisht e sigurt që ju ndihmon me gjumin dhe relaksimin. Spitalet psikiatrike i përdorin batanijet e rënda, që t’iu ndihmojnë pacientëve të bien në gjumë të thellë e të qetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button