Lirohen aktivistët e Vetëndosjes, prokurori paralajmëron ankesë

Vendtakimin e kanë lënë tek Pallati i Drejtësisë. Aty, Aktivistët e Vetëvendosjes shkuan të protestojnë, derisa brenda objektit 13 anëtarë të këtij subjekti politik do të dalin para gjykate. Nuk vonoi e seanca nisi.

Por, për fillim Dardan Molliqaj kërkoi që të përjashtohet gjyqtari Vesel Ismaili, pasi që konsideroi se ai ka bërë shkelje procedurale e etike, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye seanca u ndërpre.

E pas një ore erdhi edhe vendimi për këtë kërkesë. Molliqajt nuk iu plotësua dëshira.

Kjo hapi rrugë që prokurori Fatmir Behrami, t’ua lexojë aktakuzën të pandehurve.

Ata ngarkohen për dëmtim të pasurisë së luajtshme, e pjesëmarrje në grup për të kryer vepër penale.

Por, të pafajshëm po ndihen të akuzuarit. Në fjalën hyrëse, Glauk Konjufca tregoi pse është i paraburgosur.

Ndërsa Dardan Molliqaj, kërkoi të hedhet poshtë e tërë aktakuza.

Edhe avokatja e njërit nga të akuzuarit, e pati kërkesën e njëjtë. Kërkesa e saj u mbështet edhe nga të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa pas shqyrtimit të saj, gjyqtari liroi nga paraburgimi të gjithë të akuzuarit e këtij rasti.

Për këtë vendim, prokurori Fatmir Behrami, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button