Pesë gjërat që vetëm psikopatët i bëjnë

Hollywood-i zakonisht i portretizon psikopatët si vrasës serialë, por jo të gjithë janë të ligë. Shumë prej tyre kanë disa tipare të një shkalle më të ulët. Në fakt, me siguri që keni takuar disa psikopatë në jetën tuaj, të cilët janë të përhapur në botë.

Para se të mund ta dallosh një psikopat, duhet të dish kuptimin e tyre. Psikopat nuk është vetëm një diagnozë mjekësorë. Psikopatët dhe sociopatët bien nën diagnozën e çrregullimit antisocial të personalitetit, që mund të variojë nga faktorë gjentikë apo ambientalë, transmeton lajmi.net.

Ata nuk janë të lehtë për t’u dalluar, dhe janë shumë të pëlqyeshëm- të paktën në fillim. Por pas një kohe, natyra e tyre e vërtetë del në pah. Ja 5 gjëra që i bëjnë ata:

Janë shumë sharmantë
Psikopatët gjithmonë pëlqehen nga të gjithë. Duken si njerëz shumë të hijshëm që dinë të flasin me të tjerët. Zgjuarsia e tyre zakonisht i tërheq njerëzit. Gjithashtu kanë edhe histori interesante. Tregimet e tyre i portretizojnë ata në një pozitë të favorshme dhe të besueshme. Njerëzit e përfundojnë një bisedë me një psikopat duke u ndjerë shumë mirë.

Nuk përjetojnë keqardhje
Mungesa e fajita mund të jetë flamuri i parë i kuq që ju tregon se dikush është psikopat. Psikopatët nuk mund të ndjejnë keqardhje të vërtetë. Nuk pranojnë përgjegjësinë pasi lëndojnë ndjenjat e dikujt, por i fajësojnë të tjerët. Një psikopat mund të thotë se dikush “e ka merituar” të trajtohet keq. Ose kur ofendojnë dikë mund të thonë “Ajo duhet të jetë më pak sensitive,” ose “Siç duket ai nuk e pranon realitetin.”

Janë shumë arrogantë
Psikopatët kanë një sens të fryrë rëndësie. Ashtu si narcisistët, ata mendojnë se rregullat e zakonshme nuk i aplikohen atyre. Gjitashtu kanë një ide madhështore për potencialin e tyre. Besojnë se janë më të mirët në gjithçka që bëjnë.

Marrin rreziqe të mëdha
Psikopatët kanë pak konsideratë për sigurinë, sidomos të njerëzve të tjerë. Zakonisht gënjejnë, tradhtojnë dhe vjedhin që të shkojnë përpara. Kjo sjellje mund të jetë toksike. Edhe pse jo të gjithë nga ata angazhohen në aktivitete të jashtëligjshme, ata që e bëjnë, i planifikojnë mirë krimet.

Janë manipulatorë profesionalë
Ata nuk eksperiencojnë emocione të vërteta ndaj të tjerëve. Por mund t’i imitojnë emocionet e të tjerëve dhe duken shumë reale. Si rezultat, të dashurit rreth tyre nuk kanë asnjë ide që këta nuk mund të ndjejnë për askë.

Psikopatët janë shumë të mirë në manipulimin e emocioneve të të tjerëve. I bëjnë lajka në një mënyrë që duken shumë të sinqerta. Dhe pas një kohe, i bëjnë njerëzit rreth tyre të bëjnë gjëra që normalisht nuk do i bënin. Gjithashtu fajësojnë dhe fitojnë simpatinë e njerëzve për nevojat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button