Shtypi gjerman shkruan për Gjykatën speciale dhe Ivanovin

Ne tekstin e titulluar “Maqedonia: Te paprekurit kundër mafias shtetërore”, Shpigel shkruan për prokuroret e Maqedonisë Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska. Në artikull thuhet se tre prokuroret kanë treguar trimëri gjatë hetimit të rasteve se si është bërë mashtrimi gjatë zgjedhjeve, aferën me përgjimet, korrupsionin, në të cilat raste janë të përfshira edhe elita politike në Maqedoni.

“Bëhet fjalë për marshim zgjedhor, aferë me përgjimet, korrupsion dhe shumë shkelje tjera- hetime komplekse te krimit të regjimi nacionalist dhe autoritarë të Nikolla Gruevskit. Tani më dhjetë vite ai është personi më i fuqishëm në Maqedoni. Nevojitet trimëri e madhe që në këtë regjim të thuhet hapur mendimi i lirë. Tre prokuroret publike treguan trimëri”,shkruan Shpigel.

Në ndërkohë, shtypi gjerman vazhdon shkrimin edhe me reagime pas intervistës së kryetarit Ivanov, për gazetën ‘Bild’. Shtypi gjerman shkruan se mesazhet e Ivanovit janë për publikun vendas të Maqedonisë. Ivanov u mundua që të shfrytëzon pozitën e vet në shtet lidhur me krizën e refugjatëve që në një gazetë të fajëson se vendi i tij gjithnjë ka qenë viktimë e institucioneve të BE, shkruan Zidojçe Cajtung. Por llogaria që Maqedonia mund t’i kërkojë BE-se, fillon dhe mbaron me rrethimin kufitar, shkruan gazeta.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button