Ekskluzive: “Lirim Zendeli gati për sfidën e re, Formula 4 (VIDEO+ FOTO)

Shkupjani Lirim Zendeli i cili jeton me familjen e tij në Bochum të Gjermanisë, nuk është emër i panjohur për shqiptarë, pasi që për te shumë shpesh kemi shkruar edhe ne si portal, por ai ishte i pranishëm edhe në shumë emisione në Maqedoni, sikurse në atë “Pak më ndryshe”, në Radio Shkup.

Lirimi kishte thënë në verën e vitit 2015 se nuk do të ndalet vetëm në kartsport, por ai do të kërkojë atë që deri më sot nuk e kishte bërë asnjë shqiptarë, të arrijë në majat e sportit të shpejtësisë, Formula 1. Dhe si duket ëndrra e shkupjanit 16 vjeçar po realizohet, pasi me përkrahjen dhe mbështetjen e madhe që ka Lirimi nga babai i tij Jauni, tani më dyert e suksesit po fillojnë të hapen. Nga ky vit Lirimi është vozitës i ri i ekipi “Kfzteile24 Mücke” Motorsport nga Berlini. Gjimnazisti ka parasysh që me ekipin e kryeqytetit të  Gjermanisë, të arrijë qëllimin e tij më të madh, ai thotë se enkas për PORTALB se dëshiron që të merr vlerësimin më të madh të vitit në këtë kategori, “Rookie” (debutues në garat e Formula 1), dhe të jetë më i miri në përgjithësi në top treshen, ka shtuar  16 vjeçari i cili vazhdon të jetë nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën e mesme “Heinrich von Kleist” në Bochum.

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

Shefi i kompanisë Peter Mücke nuk dyshon në talentin e Lirimit, i cili mes tjerash ka thënë se Lirimi ka treguar rezultate mbresëlënëse në Karting. “Ai na ka bindur në testimet e fundvitit të kaluar. Lirimi ka potencial të madh dhe mundë të bëhet një ditë vozitës shumë i mirë për formulat. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë në kompaninë tonë.

Po ashtu edhe Lirimi është shumë i lumtur që do të jetë i mbështetur nga komania më e njohur dhe më e mirë drejtë rrugëtimit të tij për në Formula.

“Diçka më e mirë nuk mundej të më ndodhte mua qe të jem pjesë e kësaj kompanie. Është e mrekullueshme që së bashku me ta do të kem një fillim të mbarë në debutimin tim në Formula 4, e që do të jem i përkrahur nga një kompani profesionale. Për gjithë këtë i falënderohem sponsorit gjerman Thomas Durchalub nga Bochumi si dhe shefit të kompanisë Peter Mücke, i cili më përkrahë padyshim shumë dhe natyrisht babait tim Jauniut dhe nenes time Lulijes”, ka thënë për PORTALB, vozitësi shkupjan i bolidit Formula 4.

Të përkujtojmë se djaloshi shqiptar me Motosport filloj të merret që nga viti 2010 dhe në të njëjtin vit kishte fitore në Karting, në vitin e kaluar nuk ishte pjesëmarrës në gara, përveç se një në karting, pasi që ishte përgatitur në testimet që kishte për Formula 4.

Lirimi thotë se kjo do të jetë një përvojë krejtësisht të re për te në Formula 4. “Unë nuk kam përvojë në garat e “Formula 4”, por të bëj çmos për të ecur me hapa të mëdha drejt Top 5-shes më të mirë”, thotë Lirim Zendeli.

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

“Unë ndjehem i sigurt, pasi që jam në duar të sigurta me “Mücke Motorsport” dhe kjo më bën të besoj shumë pasi flasim për një ekip profesionale dhe njerëzit që janë në këtë ekip nuk mundet të përshkruhen me fjalë. Unë jam i bindur se kjo do të ketë ndikim shumë pozitiv në zhvillimin tim”, ka thënë për PORTALB, ngasësi shqiptar i Formula 4.

Lirimi ka shpirt sportisti, ai përveç se është tani më një ngas profesionist në Formula, është edhe sportist i mirë i notit dhe sporteve tjera.  Lirim Zendeli ushtron rregullisht në fitnes studio. Ai është aktiv edhe në sporte të tjera. Ai luan futboll që nga viti 2006 për DJK Arminia Bochum, pastaj në vitin 2015 është bashkuar me ekipin e DJK TuS Hordel, ndërsa këtë sezon po luan në SG Castrop-Rauxel. Lirimi si sport tjetër që e din mjaft mirë, është edhe artet marciale Taekwondo (nga viti 2007) ndërsa këtë sport e zhvillon në shkollën e arteve marciale “Chung-Yong Bochum Master Baek Sung-Hun. Por ajo që është me rëndësishmja, tani Lirimi do të përkushtohet më shumë në garat e Formulës dhe shpresojmë se rezultatet do të vijnë shumë shpjet dhe nuk do të jetë e largët dita kur Lirim Zndeli do të jetë garues në Formula 1.

Gara e parë e Lirim Zendelit në Formula 4 pritet në muajin prill, kur me 15 prill nisin testimet, ndërsa vozitjen e parë e ka me 17 prill, ndërsa gara zhvillohet në Motorsport Arena Oschersleben të Gjermanisë. /Portalb /

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

ADAC Formel4 - 2016, Klettwitz, 09.03.2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button