Mançevski: Pse Shipoviq të ekstradohet në orët e vona të mbrëmjes?

Ekstradimi i fshehtë i Shipoviq, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është edhe një skandal në vete sepse tregon që qeveri ka nevojë të fshehë diçka, deklaroi nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski.

“Edhe përkundër sjelljes së MPB-së, si edhe të gjitha dezinformatave dhe gjysmë të vërtetat, ekstradimi përfundoi dhe Shipoviq është në Maqedoni. Edhe pse nuk kishte nevojë Shipoviq të ndalohej në gjysmë rrugë sepse ai mund të kishte ardhur shumë më herët. Ai vet ka refuzuar që të mbrohet në gjykatat e Austrisë dhe personalisht ka kërkuar që të ekstradohet qysh më 4 nëntor” deklaroi Mançevski.

Sipas partisë së tij, qëllimet e qeverisë janë të qarta, sjellja dhe hapat e marra nga VMRO-DPMNE, nëpërmjet MPB-së dhe këshilltarëve të tyre në Qendër, partia në pushtet dëshiron ta bllokojë punën e Komunës Qendër.

“ Kërkoj nga institucionet e udhëhequra nga VMRO-DPMNE që të krijohen kushte që Shipoviq të mbrohet në liri. Me këtë do të mundësohet Këshilli të debllokohet dhe të fillojë me punë”, tha nënkryetari i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button