Më 28 nëntor inaugurohet qendra “ Nëna Shqiptare”

Manifestimi Qëndror për shënimin e 101 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë do të mbahet në Zajaz të Kërçovës, më 28 nëntor 2013, me fillim në ora12:00.

Manifestimi do të përfshijë inagurimin e Qendrës Përkujtimore “NËNA SHQIPTARE” në kujtim të viktimave shqiptare nga viti 1913 nga masakrat serbe pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë. 

Në këtë memorial parashihet të bëhët varrimi i martirëve shqiptar nga zona e Kërçovës pas zhvarrimit të tyre nga varrezat masive në këtë rajon. 

Gjithashtu parashihet edhe vendosja e monumentit të nënës shqiptare, të punuar nga skulptori Thoma Thomai.

Lajme të ngjashme

Back to top button