Shkupjani në autobus me sharë motorike, ndalohet nga kontrollorët

Një i ri në stacionin e autobusit te Tineksi i vjetër në bulevardin “Boris Trajkovski” reth orës 9 ka tentuar të hyjë në autobusin me numër 41 që çon në Draçevë. 

Djaloshi është ndaluar nga kontrollorët e autobusit për shkak të reagimeve të udhëtarëve.

Ata kanë qenë të shqetësuar pikërisht për shkak të incidenteve të shumta që kanë ndodhur në autobus. Udhëtarët u shprehën se do ishin frikësuar pot ë shihnin gërshërë në dorë të ndonjë udhëtari e jo më sharrë motorike.

Djaloshi ka tentuar të futet edhe në autobus të tjerë por është ndaluar nga kontrollorët edhe pse
ai është shprehur se shara është e prishur dhe po e dërgon në mjeshtër për ta rregulluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button