Turqi, përmbytet anija me emigrantë, 25 të vdekur

Një prej anijeve me emigrantë të nisura nga Turqia drejt Greqisë u përmbys në afërsi të resortës turke të “Didim”, duke i marrë jetën të paktën 25 personave. Tre prej të mbyturve janë fëmijë.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur në ujërat Egjeut, falë të cilit janë shpëtuar deri tani 15 vetë. Sipas organizates ndërkombëtare për emigracionin, IOM, 321 vetë kanë gjetur vdekjen që nga 1 janari deri në 3 mars në përpjekje për të arritur Greqinë, transmeton TCH.

E njëjta organizatë e vendos në 2000 numrin e emigrantëve që zbarkojnë çdo ditë në tokën helene nga Turqia me shpresën se prej andej do të vazhdojnë udhëtimin drejt veriut të Europës.

Shumica e tyre janë nga Siria, Iraku e Afganistani, por me mbylljen e kufijve nga disa shtete ballkanike, numri i atyre që lejohet të kalojnë është tkurrur ndjeshëm, çka shton në mënyrë të skajshme presionin mbi Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button