Logopedët shqiptar, fushatë ndërgjegjësimi në ditën evropiane të logopedisë

 

Me rastin e 6 marsit ditës evropiane të logopedisë, disa logoped shqiptar kanë organizuar një fushatë ndërgjegjësimi të popullsisë rreth logopedisë…

Logopedia Ajshe Beqiri sqaron se logopedi merret me zbulimin, parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimit në të folur, dëgjim, zë, të shkruar dhe lexim, transmeton RTVM.

“Kemi edhe fëmijë të cilët nuk flasin fare por me rehabilitim logopedik mund të arrijmë deri diku të folurit. Po ashtu logopedia trajton edhe sindromë të ndryshëm si sindromën Daun ose sindroma tjerë, sindroma autizëm dhe kështu me radhë” – tha logopoedja, Ajshe Beqiri.

Qytetarët e mirëpresin fushatën për informimin e popullatës dhe theksojnë nevojën për më shumë logoped shqiptar.

“Logopedia është shumë e nevojshme për prindërit por më shumë e nevojshme për fëmijët që kanë pengesa në të folur, por edhe këta që janë me impiant si vajza ime që është e implantuar, është tepër e nevojshme duhet patjetër të ketë rehabilitim për këta fëmijë. Është pak problem se në institucionet shtetërore nuk po kemi të punësuar logoped shqiptar” – tha një prind.

Me qëllim të informimit sa më të madh të qytetarëve , në Çarshinë e Shkupit logopedët dhe studentët e logopedisë ndanë broshura me informacione, me shpresë se ato do të arrijnë te ata që kanë nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button