Mahnitëse! Krijoi frigoriferin që punon pa rrymë! (VIDEO)

Adam Grosser flet mbi projektin e një frigoriferi që punon pa rrymë dhe mbi shpërndarjen e ketij mjeti kaq vital nëpër klinika dhe fshatra nëpër botë. Duke përdor teknologji të vjetër, ai ka krijuar një sistem të ri që funksion.

“Ja si punon. Vihet të nxehet në zjarr të kuzhinës. Në shumicën e vendeve nëpër botë zjarri i kuzhinës nuk mungon, qoftë jashtëqitje deveje qoftë dru për djegie. Lihet të nxehet për rreth 30 minuta, dhe të ftohet për rreth një orë. Futet në një enë dhe ky do rrijë i ftohtë per 24 orë. Ja si duket. Ky është prototipi i pestë. S’është përfunduar akoma. Peshon rreth 8 paunda (3.6 Kg), dhe punon kështu. Futet në një enë 15 litrash, dhe e ftohë gati në temperaturë ngrirjeje rreth 3 gradë mbi ngrirje për rreth 24 orë në një dhomë me temperaturë 30 gradë Celsius. Është shumë ekonomik.”shprehet Grosser në prezantimin e saj për projektin e fjalimeve motivuese Ted Talks. Për më shumë, ndiqni videon me titra shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button