David e Victoria Beckham ndihmojnë Filipinet

Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj David edhe njëherë kanë shfaqur anën e tyre humane.

Ata kanë dhuruar rroba dhe gjësende tjera në dyqane të Londrës, nga shitja e të cilave do të grumbullojnë të holla për të ndihmuar familjet e prekura nga tajfuni në Filipine.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur sa i përket projekteve humanitare. Dhe menduam se do të ishte mirë të falim disa rroba dhe gjësende tjera, për të ndihmuar familjet e prekura nga tajfuni në Filipine”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga çifti Beckham.

Lajme të ngjashme

Back to top button