Forbes: Madonna këngëtarja më e paguar

Mbretëresha e popit është sërish në krye të listës. Ajo ka marë titullin e këngëtares më të paguar për vitin 2013.

Sipas revistës “Forbes”, 55 vjeçarja ka fituar plot 125 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 deri në maj të 2013, falë turit të saj të suksesshëm MDMA.

Ajo ka arritur të lërë mbrapa në renditje këngëtaren Lady Gaga, fitimet e të cilës shkojnë në 80 milionë dollarë, duke u renditur në vend të dytë.

Më pas renditet këngëtari Bon Jovi me 79 milionë dollarë fitime, falë turit të tij muzikor “Because We Can”. Këngëtari i muzikës kauntri Toby Keith renditet i katërti me 65 milionë dollarë fitime në vit. Në vend të pestë vjen grupi Coldplay me 64 milionë dollarë të ardhura nga muzika.

Ndërsa këngëtari i pëlqyer i adoleshentëve në të gjithë botën, Justin Bieber renditet i gjashti në listë, me 58 milionë.

Lajme të ngjashme

Back to top button