Shqipëria në vendin e 35-të në renditjen e Fifa-s

Shqipëria ngjit një shkallë në renditjen botërore të Fifas, duke u pozicionuar në vendin e 35 nga ekipet përfaqësuese në rang global për muajin Mars.

Skuadra kuqezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje përgjatë muajit të fundit , por përmirësohet me një pozicion në sajë të lëvizjeve të skuadrave të tjera para dy përballjeve që do të zhvillojë në fundin e këtij muaji në miqësoret me Luksemburgun dhe Austrinë, të konfirmuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan SuperSport.al.

Në përditësimin e fundit të klasifikimit të Fifas duhet thënë se lëvizjet kanë qenë me pikatore dhe nuk ndryshojnë asgjë për sa i përket krahasimit me rivalët që Shqipëria ka në Grupin A të Francë 2016. Shqipëria vijon të mbetet skuadra e fundit në klasifikim me Zvicrën që ka pozicionimin më të mirë pasi ka ruajtur vendin e 12 pa bërë asnjë lëvizje, po ashtu dhe Rumania mbetet në vendin e 16-të në botë ndërsa dhe Franca në stanjacion për këtë muaj mbetet në vendin e 24-ët.

Shqipëria renditjen më të mirë në klasifikimin e Fifas e ka arritur në korrikun e kaluar kur arriti të pozicionohej në vendin e 22 në botë pasi mposhti Francën në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena. Për sa i përket kreut të klasifikimit të Fifa-s nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e para, me Belgjikën që vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Argjentina, Spanja, Gjermania, Kili, Brazili , Portugalia , Kolumbia dhe Brazili. 10 e skuadrave më të mira në botë mbyllet me Austrinë, skuadrën me të cilën kuqezinjtë do të përballen në Vienë në 26 Mars.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button