Kiracovski: Licencat e përkohshme të inspektorëve të vazhdohen për një vit

Zëvendësministri plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski kërkon licencat e përkohshme të inspektorëve të vazhdohen për një vit.

“Disa muaj para zgjedhjeve u kërkojnë inspektorëve provimin për inspektorë më së voni deri më 1 korrik të këtij viti, nëse jo ata do ta humbasin punën”, tha në konferencë për shtyp Kiracovski.

Ai pohon se Ministria resore e ka shkelur Ligjin dhe afatet edhe pas dy viteve muajin e kaluar e ka sjellë Rregulloren për mënyrën e dhënies së provimit të inspektorëve me çka, siç tha, ua ka shkurtuar afatin për dhënien e provimit.

“Me qëllim i lëvizën afatet për licenca për inspektorët që të bëjnë presione mbi ta dhe mbi qytetarët”, tha Kiracovski.

Me kërkesën për t’ua vazhduar licencat e përkohshme inspektorëve për një vit, siç theksoi, ata në ndërkohë do të munden me procedurë korrekte dhe transparente ta japin provimin. Kiracovski potencoi se Këshilli i inspektorëve që vendos për licencat e inspektorëve është formuar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button