SHGM reagon për bllokimin e xhirollogarisë së RTVM-së

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e ka bllokuar xhirollogarinë e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM), njofton Portalb.

Për rastin në fjalë ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke vlerësuar se bllokimi i xhirollogarisë së Radio Televizionit të Maqedonisë nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike paraqet ndërhyrje të rëndë në autonominë institucionale të servisit publik.

“Bllokimi i xhirollogarisë është presion i qëllimshëm i pushtetit për të disciplinuar servisin publik dhe për të ndikuar në mënyrën e raportimit në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Presionet e tilla tentojnë ta pamundësojnë mbulimin e barabartë mediatik për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Është absurde që DAP të aktrojë disciplinë financiare dhe të akuzojë MRT-në për mospagimin e tatimeve kur vet drejtoria nuk është në gjendje të mbledh taksën radiodifuzive, që është burim kryesor për financimin e servisit publik”, reagojnë nga SHGM.

Nga SHGM shtojnë se Qeveria nuk mund të fsheh përgjegjësinë e saj për gjendjen e keqe financiare të shërbimit publik, duke aktruar konstruktivitet. Më tej SHGM kërkon që DAP të liroj xhirollogarinë e RTVM-së dhe të kryej pagesën e taksës radiodifuzive.

Përndryshe, Drejtoria e të Ardhurave Publike e bllokoi llogarinë e Radio Televizionit të Maqedonisë për borxhet e papaguara ndaj shtetit. Nga servisi publik radiodifuziv e konfirmojë informacionin, por nuk tregojnë se sa është shuma. Megjithatë, sipas listës më të fundit të debitorëve, të cilën DAP e shpalli më 10 shkurt, RTVM-ja i ka borxh shtetit mbi dy milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button