Madonna nuk e ka marrë kujdestarinë e djalit

Madonna dhe ish bashkëshorti i saj Guy Ritchie janë paraqitur në seancën dëgjimore në Gjykatën e New Yorkut  për kujdestarinë e djalit të tyre 15 vjeçar Rocco.

Gjykatësi i ka thënë të dyve se janë ata që janë duke e dëmtuar të birin e tyre duke folur edhe për shkollën e tij që ai aktualisht është dhe duke thënë se nuk është e përshtatshme që ai të ndryshojë atë, transmeton Klan Kosova.

Gjykatësi i kësaj çështje është shprehur se nuk është e detyruar që i biri i këngëtares të zhvendoset në New York me nënën e tij duke kërkuar nga të dy prindërit që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme miqësore.

Ai gjithashtu ka thënë se gjykatësi është i gatshëm për të ndërhyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button