Sulme ajrore në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një seri të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, duke lënë dhjetra të fëmijëve palestinezë të traumatizuar.

Dëshmitarët thanë se disa vende në të gjithë Rripin e Gazës ishin në shënjestër të avionëve F16. Shumica e sulmeve kishin në shënjestër zonat boshe, por ishin afër me lagjet e banimit.

Burime mjekësore palestineze raportuan se dhjetëra fëmijë u shtruan në spital dhe po trajtohen për trauma, megjithatë, asgjë më serioze nuk është raportuar, transmeton Mesazhi.

Një numër i dronëve izraelit vazhdojnë të fluturojnë mbi Rripin Gazës, duke bërë manovra.

Qindra familje palestineze kanë bërë tashmë përgatitjet për evakuime, sepse ata kanë frikë se pushtimi izraelit do të kryejë një ofensivë të ngjashëm me vitin e kaluar.

“Në vitin 2008, sulmet ndodhën në dhjetor dhe në vitin 2011, ato ishin në nëntor,” shprehen me shqetësim banorët lokal. Shumë prej tyre tashmë kanë paketuar bagazhet e tyre.

E më tej, dëshmitarët thonë se më shumë se 30 automjete ushtarake hynë në qytete të ndryshme për të inspektuar dhjetëra shtëpi, duke dëmtuar shumë nga pronat e tyre.

Burime palestineze njoftuan se së paku 25 shtetas palestinezë u arrestuan.

Lajme të ngjashme

Back to top button