Marjan Maxhovski i akuzuar në “Spiun” do të mbrohet në liri

Marjan Maxhovski, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, i cili u akuzua për spiunazh në procesin “Spiuni”, do të mbrohet në liri. 

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore 1, e cila i ka hequr zyrtarit masën e arrestit me burg, duke i lejuar mbrojtjen në liri. 

“Gjykatësi hetues ndërpreu paraburgimin për Marjan Maxhoski, pasi mori paraprakisht mendim pozitiv të Prokurorisë Publike. Për masën e mbrojtjes në liri është ofruar garanci në patundshmëri”, kanë deklaruar për mediat burime pranë Gjykatës. 

Masa e arrestit me burg është hequr edhe për të akuzuarin tjetër, Zoran Kostadinovski, i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. 

Ai do të qëndrojë nën masën e arrestit në shtëpi, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button