Studentët nga Universiteti i Manastirit vizituan USHT-në

Një grup i studentësh nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir e vizituan Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në këtë institucion u pritën nga dekani i Fakultetit Filozofik, Fadbi Osmani, i cili para studentëve vuri në dukje rëndësinë e vizitave të ndërsjella midis institucioneve të arsimit të lartë, të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit edhe midis studentëve. Ai e vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Manastirit për Fakultetin Filozofik.

Në këtë takim me studentët e Manastirit, koordinatorit për  ECTS në USHT, Kushtrim Ahmeti, e prezantoi një historik të shkurtër të Universitetit dhe të Fakultetit Filozofik dhe para tyre ofroi të dhëna të hollësishme për strukturën dhe mundësitë të cilat u ofrohen studentëve, si dhe  dinamikën e ndryshimeve të cilat kanë për synim përcjelljen e trendeve bashkëkohore në arsimin sipëror.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, studentët e  Universiteti të Manastirit e  vizituan edhe kompleksin Arabati Baba Teqe, Xhaminë e Larme dhe Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë, dhe në këtë mënyrë u njohën me institucionet kulturore dhe rëndësinë e tyre historike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button