Sërish dridhet toka afër Vushtrrisë

Edhe dy tërmete me intensitet më të ulët janë regjistruar në afërsi të Vushtrrisë, në mëngjesin e së mërkurës, raporton Qendra Seizmologjike e Mesdheut, në ueb-faen e saj.

I pari, një dridhje e fuqisë prej 2.8 shkallë të Rihterit, është regjistruar në orën 05.31 minuta të mëngjesit, 10 kilometra në veri të Vushtrrisë, ndërsa i dyti me fuqi prej 2.5 shkallësh, është regjistruar në orën 10.24, 7 kilometra në verilindje të Vushtrrisë.

Dridhjet e tokës e kanë goditur rajonin e Vushtrrisë gjatë ditëve të fundit, ndërsa të hënën është regjistruar dridhja me fuqinë më të madhe deri më tash – 4.8 shkallë të Rihterit.

Lajme të ngjashme

Back to top button