Një numër i madh i dibranëve jetojnë me ndihma sociale

Situata e rëndë ekonomike dhe sociale është shkak që numri i konsiderueshëm i dibranëve të jenë të evidentuar  në listën e Qendrës ndër komunale për punë sociale  të cilët shfrytëzojnë të drejta përkatëse për mbrojtje sociale. Mbi 2000 persona, është numri i qytetarëve që marrin ndihma sociale . Pjesa më e madhe e tyre janë të papunë ose rreth  1063  në mënyrë të rregullt paraqiten në Qendrën për punësim në Dibër.

Sipas të dhënave në  Qendrës për punë dhe politikë sociale në Dibër,  bëhen përpjekje për vërtetimin dhe konstatimin e numrit të saktë të shfrytëzuesve për këtë periudhë kohore.
Shfrytëzuesit e kësaj qendre , kryesisht mbi 2000 persona  ose 4443 anëtarë të familjeve të tyre presin vetëm nga të ardhurat sociale. Sa u përket të drejtave sociale , këtu hyjnë e drejta për ndihma të përhershme  në të holla që  janë bartës të së drejtës, ndërsa disa  prej tyre janë të vendosur në familje të tjera si dhe në institucione përkatëse, ndërsa ndihma të njëhershme në të holla  shfrytëzojnë rreth 90 persona. 

Qendra për punë sociale realizon edhe pagesën e invaliditetit civil të kategorizuar në pesë grupe e cila varet nga shkalla e invaliditetit të tyre.

Ne bëjmë përpjekje thonë në Qendrën për punë dhe politike sociale , që ndihma të këtilla të marrin ata persona të cilët më së shumti kanë nevojë, për këtë shkak në saj të kërkesave të tyre,ekipe të ndryshme nga qendra jonë , vizitojnë  në mënyrë të rregullt familje të shumta dibrane me qëllim që këtë ndihmë ta marrin ata qytetarë që më së shumti kanë nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button