Thaçi: Kosova, vend i pavarur në truallin e Evropës

Kosova gjithmonë do të jetë vend i pavarur në truallin e Evropës, me perspektivë të qartë integruese në familjen Euro-Atlantike, thekson Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë shumë e përkushtuar të ketë një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, si dhe një pjesëmarrje sa më masive të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 3 Nëntorit, të cilat u vlerësuan lartë nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe pa dyshim janë një moment i rëndësishëm për pjekurinë e shtetësisë së Kosovës, dhe konsolidimin e brendshëm institucional të sistemit kushtetues dhe politik, duke përmbushur të gjitha kërkesat e dala nga Pakoja e Presidentit Ahtisaari.

Ky moment ka vulosur dhe mbyllur të gjitha tendencat eventuale për ndarje territoriale të Kosovës, apo federalizim të saj mbi baza etnike. Kështu, këto zgjedhje janë një fitore e qytetarëve, e të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kemi dhënë shembullin më të mirë se Kosova është vend demokratik dhe se procesi zgjedhor është mbajtur në frymën dhe kulturën politike të lartë, theksoi mes tjerash Kryeministri Thaçi në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në New York.

Lajme të ngjashme

Back to top button