Stacioni për filtrimin e ujit për pije në Gostivar gati në qershor

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për here të dytë brena këtij viti e priti në takim ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi. 

Bashkëpunimi i deritashëm dhe i ardhshëm midis komunës së Gostivarit dhe ministrisë së Ambientit, realizimi i projekteve të përbashkëta që mund të realizohen me komunën dhe pushtetin qendror në aspektin e ambientit, realizimin e projekteve infrastrukturore sidomos përfundimin e Stacioni filtrues për ujë për pije në Gostivar, ishin tema që u biseduan në takimin midis kryetarit Bejta dhe ministrit Ademi. 

Kryetari Bejta dhe ministri Ademi qëndruan edhe në fshatin Vërtok në vendin ku është duke u ndërtuar Stacioni filtrues. 

“Me kënaqësi e njoftova kryetarin për sigurimin e mjeteve financiare për buxhetin e ardhshëm për përfundimin e Stacionit për filtrimin e ujit për pije këtu në Gostivar, pra për përfundimin e këtij objekti. Për vitin e ardhshëm janë siguruar 72 milion denar që janë të mjaftueshme për përfundimin e projektit për filtrimin e ujit këtu në Gostivar. Ky stacion për filtrimin e ujit për pije është i paraparë që të zgjerohet edhe për një filtër që të rris kapacitete e tij, mirëpo kjo do të shihet në të ardhmen nëse do ketë nevojë. Tani për tani në bazë të studimit dhe analizave është i mjaftueshëm për të siguruar edhe sasi edhe cilësi për ujë për pije”, tha ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta e falënderoi ministrin Ademi për angazhimin e tij që e bënë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, sidomos për përfundimin sa më shpejtë të stacionit filtrues. 

“Sot biseduam për fazën përfundimtare të ndërtimit të Stacionit filtrues. Atë që e kemi premtuar së bashku me ministrin, besoj se në Qershor për së treti herë do na vjen ministri në vizitë dhe do ta vejmë në përdorim Stacionin filtrues dhe qytetarët e Gostivarit do pinë ujë të pastër dhe të kthjellët”, theksoi kryetari Nevzat Bejta. 

Pas përfundimit të Stacionit filtrues, me financimin zviceran me 2.5 milion franga zvicerane do të vazhdoje të realizohet Projekti  “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në Gostivar “, që në një farë mënyrë do të jetë rrumbullakësim i gjithë projektit për furnizim me ujë për pije për qytetarët e komunës s Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button