Premtime për ndërtimin e impiantit të pastrimit të ujit në Gostivar

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, gjatë vizitës së tij në Goztiva, ka njoftuar, kryetarin Bejta, se janë siguruar mjetet financiare për përfundimin e  stacionit ët filtrimit ët ujit në fshatin Vrutok.

“Njoftova kryetarin për sigurimin e mjeteve financiare për buxhetin e ardhshëm për përfundimin e Stacionit për filtrimin e ujit për pije në Gostivar. Për vitin e ardhshëm janë siguruar 72 milion denar që janë të mjaftueshme për përfundimin e projektit për filtrimin e ujit. Ky stacion është i paraparë që të zgjerohet edhe për një filtër që të rris kapacitete e tij, mirëpo kjo do të shihet në të ardhmen nëse do ketë nevojë. Tani për tani në bazë të studimit dhe analizave është i mjaftueshëm për të siguruar edhe sasi edhe cilësi për ujë për pije”, tha ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta e falënderoi ministrin Ademi për angazhimin e tij që e bënë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, sidomos për përfundimin sa më shpejtë të stacionit filtrues. 

“Sot biseduam për fazën përfundimtare të ndërtimit të Stacionit filtrues. Atë që e kemi premtuar së bashku me ministrin, besoj se në Qershor për së treti herë do na vjen ministri në vizitë dhe do ta vejmë në përdorim Stacionin filtrues dhe qytetarët e Gostivarit do pinë ujë të pastër dhe të kthjellët”, theksoi kryetari Nevzat Bejta. 

Pas përfundimit të Stacionit filtrues, me financimin zviceran me 2.5 milion franga zvicerane do të vazhdoje të realizohet Projekti  “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në Gostivar “, që në një farë mënyrë do të jetë rrumbullakësim i gjithë projektit për furnizim me ujë për pije për qytetarët e komunës s Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button