Foto e rrallë, Edi Rama bashkë me të atin në vitin 1990

Kjo foto u bë publike në Panairin e Librit 2013 në Tiranë, në një album fotografish të  mjeshtrit të madh, fotoreporterit të talentuar, Petrit Kumi. Ai ka dokumentuar përmes fotove historinë e Shqipërisë në më shumë se 50 vjet.

Albumi i mjeshtrit Kumi, është titulluar “Jeta përmes objektivit”…dhe aty pikërisht në faqen 172, gjendej edhe fotoja e Edi Ramës, në vitin 1990 gjatë një shëtitje në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, bashkë me babanë e tij, Kristaq Rama. “Bisedë brezash”, ishte dixhitura e vendosur nga artisti poshtë fotos.

Fotoja u vërejt edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi panairin pa bërë shumë bujë mediatike. Nuk dihet çfarë ka menduar kryeministri shqiptar në ato çaste, por kuptohet se ajo foto fliste mijëra fjalë./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button