Ronaldo: Topi i Artë? “All in” për Leo Messin

Ronaldo braziliani luan “All In” kundër adashit të tij. Fenomeni ka bindjen se edhe këtë vit është Lionel Messi ai që do të triumfojë në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë.

“Nëse do të vija bast, të jeni të sigurt që gjithçka do ta vendosja për Lionel Messin. Mendoj si është ai kandidati më i mundshëm për ta fituar dhe besoj se e meriton. Gjithashtu mendoj se është po aq e padrejtë që Cristiano Ronaldo mos ta fitojë këtë trofe”.

Një deklaratë e qartë nga ana e ish sulmuesit brazilian që ka mbështetur përherë Realin e Madridit, por mesa duket këtë radhë, preferenca e tij shkon për sulmuesin “Blaugrana”.

Por ndërkohë që komentet për fituesin e Topit të Artë po vërshojnë nga çdo kënd i botës, disa zëra të pakonfirmuar dalin nga Madridi, transmeton Supersport.

Sipas mediave spanjolle edhe pse klubi “merengues” ka konfirmuar praninë e portugezit në ceremoninë e 13 Janarit, këtë e ka bërë kundër dëshirës së lojtarit.

Situata është e qartë, Reali i Madridit nuk kërkon të bëjë një figurë të keqe si ajo me Jose Mourinhon një vit më parë, duke e detyruar sulmuesin të udhëtojë drejt Zyrihut në muajin Janar. Pak kohë më parë, vetë lojtari la të kuptohej se mund të mungonte në ceremoni për shkak të deklaratave të Blatter e Platini që u konsideruan si një provokim i hapur nga ana e portugezit.

Lajme të ngjashme

Back to top button