VMRO-DPMNE: Secili që ka bërë krim, duhet të përgjigjet

VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese theksoi se qëndron pas ndryshimeve të Ligjit për amnisti me të cila nuk lejohet amnisti për disa kategori të të dënuarve siç janë ato të lidhura me zgjedhjet, pedofilia ose të ngjashme.

“VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se secili që ka bërë çfarëdo krimi, duhet të përgjigjet. Kështu ishte qëndrimi edhe kur krimineli i akuzuar Zoran Zaev u amnistua nga ana e Branko Cërvenkovskit”, thuhet në kumtesë.

VMRO-ja thekson se LSDM-ja që në vitin 2009 kur votohej për ndryshimet e Ligjit për amnisti, kanë qenë kundër dhe janë larguar nga seanca.
Sipas VMRO-DPMNE-së, opozita e manipulon opinionin dhe gënjen se VMRO-DPMNE-ja qëndron pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button