Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë e habit ambasadorin Garet!

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, ka arritur në Shkup, ndërkaq, porsa ka ateruar në aeroportin e Shkupit, nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në Twiter, ka shprehur habinë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti, që me këtë të fundit kryetari i shtetit merr kompetenca t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

“Çfarë janë këto informacione për aktivizim të amnistisë për keqpërdorime zgjedhore?”, shkruan ambasadori Garet.

Përndryshe, ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Gareth, është kthyer në Shkup pas takimit që ka pasur në Londër me ministrin për Evropën, Dejvid Lindigton.

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button