Kaley Cuoco flet për divorcin me Ryan Sweeting

Aktorja Kaley Cuoco dhe burri i saj Ryan Sweeting janë ndarë në shtatorin e vitit të kaluar, pas gati dy vitesh martesë.

Mirëpo ajo asnjëherë nuk kishte folur për ndarjen e saj deri dje kur ka qenë e ftuara e Ellen DeGeneres, transmeton Klan Kosova.

Por së fundmi ajo ka thënë se ajo dhe Ryan Sweeting janë duke u ndarë.

“Po, jam duke u divorcuar. Viti 2015 ishte shumë i vështirë për mua, dhe shpresoj që ky vit të jetë shumë më i mirë. Ka qenë shumë vshtirë, mirëpo gjërat janë duke shkuar shumë më mirë tani”, ka thënë Cuoco.

Aktorja e Big Bang Theory, në vitin 2013 kishte bërë një tatuazh me unazën e martesës në shpinë, por të cilën e ka ridizajnuar tani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button