Thaçi: Datën për zgjedhjen e presidentit e cakton Kuvendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Kryesia e subjektit të cilin ai e udhëheq do të vendos për zgjedhjen e presidentit.

“Ne rregullisht kemi mbajtur mbledhje. Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Thaçi, i cili shtoi se kjo mbledhje ishte mbledhje e rregullt, raporton gazeta “Zëri”.

“ Ne vazhdimisht kemi mbajtur mbledhje të partisë, kjo hyn në rendin e mbledhjeve të rregullta ku u bisedua për zhvillimet politike. Procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent edhe për neve edhe për ndërkombëtarët”.

Ai tha se beson që këtë javë do të mbahet mbledhja për president dhe se sipas tij, datën e cakton Kuvendi.

Thaçi po ashtu foli edhe për vendosjen e tendave në shesh nga opozita.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj, por besoj që kësaj here festa do të jetë më e madhe”, ka ri”deklaruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button