KF Shkupi në pushim pa trajner

Tani kur ekipi i KF Shkupit është në pushim dimëror, një kohë do të mbetet edhe pa trajner, shkaku që Nexhat Shabani ka konfirmuar se largohet nga ky post, por duke mbetur në pozitën e vjetër si drejtor sportiv.

“Edhe pse nuk do të jem trajner i ekipit unë sërish do mbetem në klub. Plani im ishte që si trajner të jem deri në gjysmësezon, andaj tani duhet gjetur trajner të ri. Me punën me futbollistët arritëm që të nxjerrim klubin nga ajo pozitë e vështirë dhe besoj se skuadra është në rrugën e duhur për ti arritur qëllimet që ka”, tha Nexhat Shabani. 

Para se të vijë në këtë post Shabani, me Shkupin punoi Visar Ganiu i cili së bashku me Meriton Berishën kishin udhëhequr skuadrën gjatë garave në Ligën e Tretë. 

Kryesia e KF Shkupi ka paralajmëruar një ndryshim të madh në skuadër dhe së shpejti do të dalin me emrin e ri të trajnerit të ri, si dhe do të fillojnë bisedimet me futbollistët të cilët do të jenë dhe përforcim i ekipit për sezonin pranveror.

Shkupi me 22 pikë renditet në pozitën e 9-të të Ligës së Dytë dhe është larg dy skuadrave kryesuese Sileksit dhe Teteksit që kanë nga 34, gjegjësisht 32 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button