Aleanca e Grave kërkon padi penale për Miletiq

Aleanca e Grave ka dorëzuar ankesë për diskriminim në bazë të orientimit seksual me rastin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në seancën e 72 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga ana e deputetit Dragisha Miletiq.

Ankesa është dorëzuar në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.

Nga Komisioni janë përgjigjur se nuk do të ngritin padi penale për deputetin për shkak të imunitetit.

“Duke pasur parasysh nenin 64 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë që parashikon se deputetët në Kuvend kanë imunitet dhe të njëjtit nuk mund të ftohen në përgjegjësi për mendimin e dhënë apo për votim në Kuvend. Komisioni nuk do të ngritë padi për diskriminim për rastin në fjalë”, përgjigjen nga Komisioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button