Milani i mbijetoi kartonit të kuq dhe Ajaxit

Sonte u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës nëpër grupe të Ligës së Kampionëve, të cilat vendosën përfundimisht për skuadrat që do të vazhdojnë fazën e ardhshme të garës më të fortë të klubeve evropiane. 

Në Barcelonë, skuadra homonime shkeli kampionin e Skocisë Celtic me rezultat të thellë 6:1. Skocezët e shënuan golin e nderit në minutën e 88-të. Te Bracelona shkëlqeu braziliani Neymar me tre gola, kurse nga ky grup garën e mëtejshme vazhdojnë kampioni spanjoll dhe Milan, i cili sonte luajti baras me Ajaxin e Amsterdamit. 

Në grupin G, Atletico Madrid, që sonte mposhti Porton, e përfundoi fazën e grupeve me gjithsej 16 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, kurse Zenit Petersburg megjithë humbjen nga Austria e Vjenës, shkon tutje me vetëm gjashtë pikë të fituara. 

Grupi i vdekjes, siç ishte cilësuar menjëherë pas tërheqjes së shortit, ai F, nuk i solli fat Napolit të Behramit dhe Xhemailit. Skuadra italiane fitoi sonte me rezultatin 2:0 kundër Arsenalit, por Borussia Dortmund është skuadra e dytë e këtij grupi që kalon në fazën e ardhshme. Gjermanët sonte mposhtën në udhëtim skuadrën Marseille (2:1). 

Në grupin E, ndërkaq, Chelsea dhe Schalke siguruan fazën e ardhshme, derisa ish-klubi i Shaqirit e Xhakës, Basel duhet të kënaqet me vazhdim të garimit në Europa League. 

Rezultatet: 

Chelsea – Steaua Bucuresti      1:0
Schalke 04 – Basel      2:0

Marseille – Borussia Dortmund      1:1
Napoli – Arsenal            1:0

Atletico M. – FC Porto      2:0
Austria Wien – Zenit Petersburg      3:1

AC Milan – Ajax      0:0
Barcelona – Celtic      6:1

Lajme të ngjashme

Back to top button