USHT, ndahen certifikatat për trajnimin e mësuesve

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës është organizuar manifestimi për  ndarjen   Certifikatave për përforcimin e sistemit të trajnimit të mësuesve në shoqëritë multietnike të organizuar nga Universitetet shtetërore në Maqedoni dhe OSBE-ja. 
Projekti  është   i financuar  nga ambasada gjermane në Maqedoni, e përkrahur  nga OSBE-ja dhe shoqata joqeveritare. 

Pro Dekani për çështje arsimore  në universitetin shtetërorë të Tetovës, Fahri Ramandani tha  se studentët kishin mundësi që të realizojnë praktikën në një mënyrë ndryshe nga ajo e deri tanishme, duke na ndihmuar  edhe neve si institucion që  ta realizojmë synimet tona më të rëndësishme”.
Ndërsa përfaqësuesja e OSBE-së, Berts, tha se është e kënaqur  që është pjesë e këtij  projekti ku  kanë trajnuar  studentë.

“Sot për herë të parë dal para një publiku të këtillë dhe të mrekullueshme, mendoj se projekte  të këtilla  janë të rëndësishme në një vend multietnik siç është Maqedoni dhe mendoj se duhet të përkrahen përherë”, tha Berts. 
Ndërsa përfaqësuesja e ambasadës gjermane në Maqedoni, Hellgall Tajpell tha se kjo ambasadë është duke përkrahur shumë projekte në Maqedoni.

“Mu  me vjen  keq që nuk mundte të vijë ambasadori në këtë vend dhe shpresojë se në një të ardhme të do të kemi dhe  më shumë  projekte të këtilla”, tha Hellgall Tajpell. Ndërsa në fund u ndanë certifikatat për të gjitha ata pjesëmarrës të këtij  projektit për përforcimin e sistemit të trajnimit të mësuesve në shoqëritë multietnike  

Lajme të ngjashme

Back to top button